Edhe Man Utd pas Silvas
Mesfushori i Valencias David Silva duket se është bërë njëri ndër lojtarët më të kërkuar gjatë këtij afati kalimtar. Pas Liverpoolit, Barcelonës dhe Real Madridit tashmë edhe skuadra e Manchester Unitedit kërkon ta transferojë të riun e Valencias. Trajneri Sir Alex Ferguson e pëlqen shumë lojën e Spanjollit dhe kërkon ta ketë për sezonin e ardhëm.