12 qershor 2009
Cannavaro: Ronaldo nënshkroi sezonin e kaluar
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, ka njoftuar se Los Blancos kanë nënshkruar me Cristiano Ronaldon që në vitin e kaluar duke e bërë kështu meritor ish-presidentin Roman Calderon për këtë mega-transfertë.“Cristiano Ronaldo ka qenë lojtar i blerë nga menaxhmenti i vjetër, para ardhjes së Florentino Perezit, dhe ata ishin afër të siguronin edhe shërbimet e Kaka, mirëpo nuk patën kohë për ta realizuar marrëveshjen”.“Mendoj se Madridi do të transferojë edhe lojtarë të tjerë, sidomos sulmues pasi skuadra ka mentalitet sulmues. Tre fitoret e Barcelonës nuk ‘gëlltiten’ lehtë nga Madridi prandaj ata duhet të jenë sfidues”, është cituar Cannavaro nga” La Stampa”