12 qershor 2009
Alves e dëshiron Robinhon te Barca
Mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Daniel Alves, i ka këshilluar drejtuesit e skuadrës nga Camp Nou që ta transferojnë sulmuesin e Mancheter Cityt, Robinho.“Edhe pse nuk kemi realizuar transferime të mëdha si Real Madridi, skuadra jonë është e fuqishme”.“Nëse më lejohet të rekomandoj ndonjë lojtar, atëherë do të kërkoja angazhimin e të gjithë lojtarëve të përfaqësueses së Brazilit”.“Meqenëse kjo është e pamundur, mendoj se lojtari i cili do të përshtatej në mënyrë të përsosur në klubin tonë është Robinho”, ka thënë Alves, i cili ka shtuar se megjithatë katalunasit nuk duhet të shqetësohen për përforcime pasi që janë kampionë të Evropës për klube.